Izraeli: Jo bisedimeve te paqes me Sirine

25/04/2009 16:50

Izraeli refuzon te marre pjese ne bisedimet per arritjen e paqes me Sirine sepse mendon se Damasku mbeshtet organizatat terroriste islamike te Hamasit dhe Xhihadit.

Lajmin e ben te ditur ministri i Jashtem i shtetit hebre, Avigdor Lieberman ne nje interviste dhene per gazeten “Berliner Zeitung”.

“Siria mbeshtet hapur hezbollahun dhe trafikon arme drejt jugut te Libanit. Mbeshtet programin berthamor te Iranit. Prandaj ne mendojme se Damasku nuk mund te jete pale ne bisedimet per arritjen e nje marreveshjeje”, theksoi kryediplomati i Tel Avivit.

Top Channel