Nga njera ane sy te pafajshem feminore, njerez te deshperuar dhe nga ana tjeter trafikantet e pameshirshem te qenieve njerezore. Pamje tragjike qe hasin pothuajse cdo dite rojat bregdetare greke ne ujerat e Egjeut lindor.
Me shume se 146.000 emigrante te paligjshem dhe 2211 trafikante jane arrestuar gjate vitit 2008 nga organet greke, sipas raportit te fundit te Ministrise se Brendshme, raport i cili ve ne dukje edhe problemin serioz te riatdhesimit te emigranteve qe vijne nga Turqia.
Athina zyrtare akuzon prej vitesh shtetin fqinj qe nuk ben sa duhet per pengimin e trafikimit te njerezve, duke theksuar ne raport se megjithese ekziston e nenshkruar prej Ankarase nje marreveshje persa i perket protokollit te riatdhesimit, Turqia ka pranuar gjate vitit te kaluar vetem 2182 emigrante, nga 57.428 persona te cileve nuk iu pranua kerkesa per azil politik.
Por edhe Greqia nga ana e saj eshte kritikuar shpesh here nga organizmat nderkombetare per shkeljen e te drejtave te minoriteteve dhe komunitetit rom. Ne nje mbledhje te posacme te Ministrise se Jashtme greke u vendos qe t’i shtrohet ceshtja BE-se.
“Ne thelb u morren vendime te cilat cojne ne nje intensifikim te prezences se Greqise ne nivelin e BE, pra do te shtrohet ceshtja ne nivel udheheqesish dhe ministrash te Brendshem dhe te Jashtem”, ka deklaruar ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis.
Raporti thekson gjithashtu se gjendja ne kufijte perendimore me Shqiperine eshte me e kontrollueshme, pavaresisht rasteve te vecanta me precedent te fundit arrestimin e 25 personave qe vinin nga Shqiperia, tre dite me pare ne zonen e Kozanit.
Qeveria greke kerkon ndihme nga BE persa i perket edhe anes ekonomike, duke qene se shpenzimet per luften kunder emigracionit te paligjshem kane kaluar ne dy vitet e fundit shifren prej 4.6milione euro, ndersa parashikohet qe ne vitet e ardhshme kjo shifer te dyfishohet.
Top Channel