Kriza ekonomike frenoi mbretereshen e Britanise, Elizabeth nga festimet luksoze per 83-vjetorin. Ne vend te nje banketi ne dhomat e Buckingham Palace ne keshtjellen e Windsorit, monarkja ka preferuar nje vakt te lire ne shtepine e djalit te saj, Princit Edward.
Ne mbremjen e 21 prillit ne darken modeste kane marre pjese 18 persona dhe sipas nje burimi prane familjes mbreterore, disa prej tyre nuk preferuan te pijne. Ne menune e darkes perfshihej gjoks pule i mbushur me speca te kuq dhe krem brulee.
Sipas burimit, mbreteresha e kishte bere te qarte se nuk donte festime te fryra edhe kur te festoje zyrtarisht ditelindjen ne 13 qershor. Ditelindja e mbretereshes festohet dy here ne vit, nje here privatisht diten e lindjes dhe heren e dyte ne qershor.
Ndersa parada dhe ceremonia ushtarake e njohur si “Trooping the Colour” do te zhvillohet si cdo vit, per pjesen tjeter te festimeve mbreteresha ka menduar te jete e thjeshte. “Ajo e kupton sa e rendesishme eshte te mos merzitesh njerezit ne kohe kaq te veshtira”, tha burimi per revisten “The Sun”.
Top Channel