Sulm kamikaz ne Sri Lanka, vdesin 17 civile

20/04/2009 09:25

Masaker mes civileve, qe tentonin te largoheshin nga zonat e luftes ne Sri Lanka. Nje kamikaz shpertheu veten mes nje turme njerezish, duke shkaktuar vdekjen e 17 personave.

Nderkaq, mesohet se me shume se 5 mije refugjate kane arritur te largohen nga zona veriore e vendit, qe kontrollohet nga rebelet e Tigrave te Tamilit.  

Ata mberriten ne zonat qe kontrollohen nga ushtria, pasi kjo e fundit arriti te depertoje ne barrikadat e ngritura nga rebelet. Sipas OKB-se, ne zonen e luftes ndodhen ende 100 mije persona.

Top Channel