
Presidenti amerikan Barack Obama nuk e ka ndryshuar aspak mendimin qe myslimanet kane per SHBA-ne. Numri dy i organizates terroriste Al Kaeda, Ayman Al Zawahiri, eshte shfaqur serish permes nje videomesazhi te shperndare ne internet.
“Presidenti i ri amerikan nuk e ka ndryshuar aspak imazhin e SHBA-se ne syte e myslimaneve”, eshte shprehur Al Zawahiri, qe konsiderohet si krahu i djathte i Osama Bin Laden.
“Amerika vazhdon te vrase myslimane ne Palestine, Irak dhe Afganistan. Amerika eshte ajo qe vjedh pasurite e tyre, pushton tokat e tyre dhe mbeshtet vjedhjen, korrupsionin dhe drejtuesit tradhetare ne vendet e tyre. Rrjedhimisht, problemi nuk eshte zgjidhur, por eshte perkeqesuar dhe pritet te perkeqesohet akoma”, thote Al Zawahiri.
Top Channel