SHBA, aksident, humbin jeten 5 femije

19/04/2009 17:35

Pese femije kane humbur jeten te mbytur ne nje makine qe ka perfunduar jashte rruge ne Houston te Teksasit, pasi shoferi, babai i kater prej viktimave, ka humbur kontrollin e mjetit pasi fliste ne telefon.

Lajmin e ka bere te ditur CNN. Makina ka perfunduar ne nje kanal dhe vetem nje femije eshte shpetuar nga vellai i shoferit qe gjendej ne makine.

Per dy vajzat, 1 dhe 3 vjece, si dhe tre djemte 4, 6 dhe 7 vjec, nuk kishte asgje per te bere.

Nderkohe shoferi i mjetit nuk ka pasuar asnje dem.

Top Channel