Gazetarja amerikane, Ahmadinejad leter prokurorise

19/04/2009 19:15

Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad ka urdheruar gjykaten qe te siguroje qe te respektohen te gjitha te drejtat per mbrojtjen e Roxana Saberit, gazetares irano-amerikane e akuzuar per spiunazh dhe e denuar me tete vite burg.

Zyra e presidentit i ka derguar nje leter prokurorit te pergjithshem te Teheranit te cilit i kerkon qe “t’i kushtoje vemendje personale ceshtjes dhe e akuzuara te kene te gjitha lirite dhe te drejtat per t’u mbrojtur”.

Te shtunen presidenti amerikan, Barak Obama ishte shprehur i “zhgenjyer” per denimin e Roxana Saberit, por hoqi dore nga nje polemike shume e ashper per kete ceshtje me autoritetet e Teheranit.

Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Top Channel