Shqiperia ne NATO, dite historike ne Strasburg

04/04/2009 15:00

Shqiperia dhe Kroacia ishin ne qender te vemendjes ne hapje te seances se Keshillit te Atlantikut te Veriut.

Fillimisht Sekretari i Pergjithshem Jaap de Hoop Scheffer dhe me pas Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama, vleresuan Shqiperine dhe Kroacine, qe marrin pjese si te barabarte mes te barabarteve ne kete Samit.

Edhe si President i Shteteve te Bashkuara, vendit ku eshte depozituar traktati i Atlantikut te Veriut, presidenti Obama u ndal me gjate ne fjalen e tij te dy anetaret e rinj te aleances.
 
“Mirepresim Shqiperine dhe Kroacine ne NATO. Ketu kemi dy karta qe do te doja t’ia dorezoja dy presidenteve te vendeve qe po behen anetaret me te reja te NATO-s”, u shpreh Obama.  

Me pas Presidenti Obama u dorezoi ftesat Presidenteve te dy shteteve te reja anetare, Shqiperise dhe Kroacise.
 
Sipas Presidentit Obama keto nuk do te jene ftesat e fundit, Maqedonia, sipas tij, do te beje pjese se shpejti ne Aleance. Anetaresimi i fqinjit tone lindor u bllokua nje vit me pare ne samitin e Bukureshtit, nga mosmarreveshjet e saj me Greqine ne lidhje me emrin.
 
Me zgjerimin e saj ne Ballkan, Aleanca shtrin kufijte e saj ne nje zone qe jo me larg se 10 vjet me pare perbente problem pikerisht per sigurine e vendeve te saj anetare.

Pas renies se perdes se hekurt dhe perandorise sovjetike, pati nga ata qe vune ne dyshim vete arsyen e ekzistences se aleances ne nje bote post-komuniste. Luftrat ne Jugosllavi ne vitet 92-95, perdorimi NATO-s fillimisht per bllokaden ndaj Republika Sprska ne Bosnje dhe vete Jugosllavise se atehershme dhe me pas, implikimi i saj i plote ne luften e Kosoves ne 99-en – ne emer te idealeve qe NATO mbron, – nxoren ne pah rendesine e NATO-s si garant i sigurise ne kontinentin europian.

NATO, qe eshte ne vetvete lidhja institucionale e Amerikes me Europen, pikerisht 10 vjet me pare, ne prill te 99-es, gjate samitit te Uashingtonit, ndryshonte konceptin e saj strategjik, nen driten e zhvillimeve ne Ballkan. Qe atehere NATO do te merrej edhe me administrimin e krizave dhe do te ngrinte nje partneritet te gjere per paqen me vendet jo anetare.

Duke u zgjeruar 10 vjet me pas drejt Ballkanit, mund te thuhet se ne nje fare menyre, Aleanca po i kthen sot mbrapsht detyrimin qe i kishte Ballkanit, nje rajon per te cilin dikur Churchilli thoshte se ka aftesine te prodhoje me shume histori sesa mund te konsumoje. Sot, Ballkani, Shqiperia dhe Krocia, jane pjese e historise.

Top Channel