Tre vjet dega e PS ne Athine

23/03/2009 20:30

Kryetarja e grupit parlamentar te PS, Valentina Leskaj dhe deputeti Besnik Dervishaj kane takuar ne Athine emigrantet shqiptare me rastin e 3-vjetorit te themelimit te deged se PS ne Greqi.

Gjate fjales se mbajtur, Leskaj ka vleresuar kontributin e emigranteve ne ekonomine shqiptare dhe ka theksuar se 28 qershori eshte dita e fitores.

“Kontributi juaj ne ekonomine e Shqiperise eshte shume i madh. 15% e GDP vjen nga emigracioni dhe kjo do te thote se Shqiperia mbahet nga emigracioni”, ka deklaruar Leskaj.

Leskaj takoi edhe kryetarin e grupit parlamentar te Pasokut, ku u diskutua per te krijuar mundesine qe emigrantet shqiptare te votojne ne zgjedhjet e qershorit.

Top Channel