Perleshje ne France

20/03/2009 02:15

Qindra te rinj shprehen zemrimin e tyre ne Paris duke djegur koshat e mbeturinave dhe thyer telefonat publike, ndersa leshonin shishe dhe gure mbi trupat e policise.

Keta te fundit u pergjigjen me gaz lotsjelles dhe disa arrestime.

Tre milione vete dolen neper rruge anembane Frances per te protestuar ndaj menyres se si po e drejton presidenti Nikolas Sarkozy ekonomine e vendit dhe si po e menaxhon kete situate krize.

Sindikatat kerkojne me shume veprim nga qeveria per te mbrojtur pagat dhe vendet e punes.

Papunesia ne France ka mberritur ne 2 milione dhe pritet qe vitin e ardhshem shifra te jete shume me e larte.

Sondazhet dhe opinionet tregojne se tre te katertat e francezeve e mbeshtesin plotesisht veprimin e sindikatave, por pa harruar te shtonin se kjo situate te mos zgjaste per nje periudhe te gjate.

Top Channel