Obama, mesazh Iranit per bashkepunim

20/03/2009 08:55

Ashtu sic beri pas marrjes zyrtarisht te postit te presidentit amerikan, Barak Obama i ka shtrire serish doren e bashkepunimit popullit irakian.

Ne nje apel te paprecedente permes nje videomesazhi, Obama iu drejtua vendasve me rastin e Vitit te Ri iranian, ku ofroi nje fillim te ri per t’i dhene fund armiqesise 30-vjecare.

Ne fjalim Obama tha se afrimi qe kerkonte, ishte i ndershem dhe i bazuar ne respektin e ndersjelle.
“Administrata ime eshte e angazhuar per nje diplomaci, qe perfshin te gjitha ceshtjet qe kemi perpara”, tha Obama.

 Presidenti tha se kerkon te kete me teper mundesi per partneritet dhe tregti mes dy vendeve. Ai shtoi se procesi i angazhimit nuk do te cohet perpara nga kercenimet, por nga ndershmeria dhe respekti reciprok.

Top Channel