Moti i keq le ne terr disa zona te vendit

20/03/2009 21:45

Per shkak te motit te keq qe ka perfshire vendin kane mbetur pa energji disa komuna te Beratit dhe Skraparit, qyteza e Divjakes dhe disa komuna perreth saj.

Ne erresire jane te zhytura disa fshatra ne Korce, Qafe Thane, Pogradec dhe Bilisht, ashtu si dhe qytetet e Peqinit, Burrelit dhe Peshkopise.

Moti i keq ka shkaktuar demtimin e linjes 110 kilovolt Vojkin-Peshkopi duke lene pa energji disa zona ne verilindje si Bulqiza, Golloborda, Shupenza, Klosi dhe Mirdita.

Eshte demtuar gjithashtu linja Rradhime-Orikum dhe Kuc-Himare. Si pasoje e rrezimit te shtyllave te energjise elektrike, pa drita kane mbetur edhe disa fshatra te Librazhdit dhe Gramshit.

Nderkohe, probleme ka patur me energjine elektrike edhe ne qarkun e Kuksit. Demtime ka patur edhe ne linjen 6 kilovat Vlore-Fier.

Top Channel