Gjiri Persik, nje anije perplaset me nendetesen

20/03/2009 17:15

Nje anije lufte dhe nje nendetese, te dyja amerikane, jane perplasur me njera-tjetren ne Ngushticen e Hormuzit, ne Gjirin Persik.

Per pasoje, 15 marinare nga te dy ekuipazhet kane mbetur te plagosur lehte, nderkohe qe jane derdhur 94 mije litra karburant.

Lajmin e ka bere te ditur per mediat vete marina amerikane, e cila ka saktesuar se po zhvillohen hetime per te zbardhur perplasjen.

I njejti burim ka informuar gjithashtu se te dyja mjetet lundruese nuk kane pesuar deme dhe se po vazhdojne aktivitetin e tyre ne zonen ku ndodheshin.

 

Top Channel