Shperthen bomba, vritet deputeti afgan

19/03/2009 13:15

Nje deputet afgan dhe kater persona te tjere gjeten vdekjen nga shperthimi i nje bombe te vendosur ne ane te nje rruge ne provincen e Helmandit.

Parlamentari Dad Mohammad Khan, ishte ish-drejtues i sherbimeve sekrete ne province, ndersa mes viktimave ishte edhe nje polic. Helmandi eshte nje nga zonat me te prekura nga sulmet e talebaneve. Bomba preku automjetin me te cilin udhetonte deputeti, qe kishte si destinacion Lashkar Gah.

Nderkaq, ne nje tjeter incident, koalicioni nderkombetar tha se dy militante u vrane ne nje sulm ne lindje te vendit. 22 persona u ndaluan ne nje tjeter sulm.

Top Channel