Akuzoi Kinën për pengimin e një udhëtimi të mëparshëm, presidenti i Tajvanit shkon në Afrikën Jugore pavarësisht presioneve diplomatike
SHBA ka deklaruar se Koreja e Veriut refuzoi oferten per ndihma ushqimore. Pese grupe te shperndarjes se ndihmave jane urdheruar te largohen nga vendi deri ne fund te ketij muaji, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Ne nje raport te Programit te OKB-se per Ushqimin, thuhet se 9 milione njerez, me shume se 1/3 e te cileve banore te Korese se Veriut, kishin nevoje per ndihma ushqimore.
Zedhenesi i departamentit, Robert Wood, tha se Koreja njoftoi se nuk deshiron ndihma te tjera ushqimore nga SHBA. “Jemi te zhgenjyer, pasi ky eshte nje program qe i nevojitet popullit”, shtoi ai. Bllokimi i ndihmave vjen ne nje kohe kur Pheniani po pergatitet te leshoje ne hapesire nje satelit, qe ka shkaktuar idene se sherben per te fshehur testimin e nje rakete me rreze te gjate veprimi.
Si pasoje e tensionit te krijuar, Koreja e Veriut mbylli kufijte me jugun, duke lene pezull punen e 400 punetoreve te Korese se Jugut ne zonen industriale Kaesong.
Top Channel