Dell prodhon laptopin me te holle ne bote

18/03/2009 10:50

Gjerat e mira vijne ne paketim te vogel dhe kjo eshte mese e vertete ne boten e teknologjise. Kompania Dell ka prezantuar ate qe e ka cilesuar laptopin me te holle ne bote, te quajtur Adamo.

Ne festivalin e Teknologjise ne Teksas specialistet kane dhene mendimin per produktin me te fundit ne SHBA. Adamo peshon 1,8 kg dhe eshte 1,64 cm i holle, permasa qe e bejne me te holle, por me te rende se rivali i Apple, MacBook Air.

Behet fjale per nje produkt luksi qe kushton 2 mije dollare. Emri Adamo vjen nga latinishtja dhe do te thote “te biesh ne dashuri”. Kompjuteri eshte prodhuar ne dy ngjyra, variante te grise.

Top Channel