Ankara, ndalohen aktivistet e Greenpeace

17/03/2009 13:15

Policia turke ndaloi 6 aktiviste te organizates Greenpeace, si organizatore te nje proteste kunder programit berthamor te qeverise se Erdoanit.

Televizioni NTVtransmetoi pamjet e demonstruesve, qe hidhnin slogane antiberthamore.

Dy prej tyre ishin ngjitur ne nje ndertese 20 kateshe ne sheshin Kizilay dhe kishin vendosur ne maje te saj nje parrulle ku shkruhej “Quit On time” (Hiqni dore ne kohe), si dhe fotot e kryeministrit dhe te ministrit te Energjise, Hilmi Guler. 

Top Channel