Zgjedhjet rajonale, Erdoan prane fitores

16/03/2009 09:30

Vetem dy jave perpara zgjedhjeve rajonale ne Turqi, kryeministri Rexhep Taip Erdoan dhe partia e tij, duken me prane fitores.

Megjithese kritiket mendojne se qe nga rizgjedhja e tij ne 2007, Erdoan ka marre tipare autokratike per shkak edhe te perplasjeve te tij me shtypin dhe te qendrimeve te tij proislamiste, ai serish duket se do te dominoje mbi partine Popullore Republikane, e cila eshte shume e rene moralisht.

Ne nje tubim ne Vani, Erdoan rreshtoi arritjet e qeverise; 22 shkolla te reja, 5 klinika, 82 km rruge te asfaltuara. “The Economist” shkruan se fushata e kryeministrit eshte kthyer ne sinonim te sigurise dhe sondazhet flasin se partia e tij do te eklipsoje kundershtaret. Partia Popullore Republikane po perqendrohet me shume tek rekrutimi i kandidateve femra me shami. Edhe pse qe nga rizgjedhja AKP po e zhvesh axhenden e saj nga elementet reformiste, serish votuesit e kane ndare mendjen te mbeshtesin Erdoan.

Kryeministri vazhdon konfliktin me manjatin e mediave Dogan, te cilit i ka vendosur nje gjobe prej 500 milione dollaresh per taksa te papaguara. Nder te tjera, “The Economist” shkruan se pavaresisht nga komentet e fundit thumbuese ndaj Izraelit, apo miqesise me Iranin, Erdoan mbetet politikani me karizmatik, qe prej kohes se Turgut Ozal.

Vendi i tij eshte prekur nga kriza ekonomike, por fale rregullatoreve te brendshem asnje banke nuk ka shkuar drejt falimentimit.

Top Channel