Sulm kamikaz ne Afganistan, 11 viktima

16/03/2009 10:10

Nje kamikaz shpertheu veten ne jug te Afganistanit. 11 persona, 9 prej te cileve police gjeten vdekjen dhe 24 te tjere u plagosen nga sulmi.

Personi i veshur si polic hyri brenda komisariatit te policise ne Lashkar Gah, kryeqytetin e provinces Helmand, ndersa policet po sterviteshin dhe hodhi veten ne ere. Nje tjeter punonjes policie gjeti vdekjen ne nje sulm te ngjashem ne jugperendim te provinces Farah.

Nje dite me pare dy ushtare britanike humben jeten se bashku me 4 amerikane te tjere ne dy sulme ne provincat Helmand dhe Nangarhar. Afganistani jugor ka qene qender e betejave me talebanet qe prej pushtimit amerikan ne vitin 2001.

Top Channel