Netanjahu siguron partnerin e pare ne qeveri

16/03/2009 11:25

Partia Likud e te mandatuarit për krijimin e qeverisë së re izraelite, Benyamin Netanyahu, ka siguruar partnerin e parë për koalicion.

Marreveshja eshte arritur me partinë e djathtë esktremiste, Yisrael Beitenu, te drejtuar nga Avigdor Lieberman. Sipas marrëveshjes, Lieberman do të jetë ministër i Jashtëm, ndersa partia e tij do te marre edhe ministrite e Sigurise se brendshme, Infrastruktures, Turizmit dhe Integrimit.

Por puna e Netanyahut nuk merr fund ketu. Yisrael Beitenu ka 15 deputete, qe i shtohen 27 deputeteve te tij. Per te patur shumicen ne parlamentin 120 vendesh Netanyahu duhet te kete edhe mbeshtetjen e partive fetare. Ne fundjave u perfol per nje qeveri rotacioni me partine e qendres il Kadima te Tzipi Livni, por opinionistet jane skeptike.

Top Channel