Iran, “Gazprom” mund te ndertoje centralin e gazit

16/03/2009 15:45

Gjigandi rus i gazit, “Gazprom” mund te marre pjese ne ndertimin e nje centrali per prodhimin e gazit te lengshem ne Iran.

Lajmin e ka bere te ditur ministri rus i Energjitikes, Serghei Shmatko pas firmosjes se nje memorandumi mirekuptimi ne kuader te projektit “South Pars”, i konsideruar si nder me te medhenjte ne bote per prodhimin e gazit.

Gjithashtu, mes Rusise dhe Iranit parashikohen edhe bashkepunime ne sektoret e nxjerrjes dhe transportimit te gazit.

Top Channel