Iran-Kine, marreveshje per gazin e lengshem

15/03/2009 10:45

Irani ka firmosur nje kontrate miliarda dollareshe me Kinen, duke lidhur edhe me shume fijet me vendin komunist ne fushen e tregetise dhe ekonomise.

2.6 miliarde euro eshte kontrata mes paleve qe parashikon furnizimin e Kines me gaz natyror. Lajmin e ben te ditur televizioni iranian shteteror.

“Projekti parashikon prodhimin e rreth 10.5 milione ton gazi te lengshem ne vit”, shprehet drejtori operativ i kompanise iraniane LNG Company qe do menaxhoje prodhimin. Sipas drejtorit Kheirandish, ne kete projekt do marre pjese edhe nje kompani evropiane per 3 muajt e ardhshem.

Top Channel