Dogjen foton e Medvedev, 20 te arrestuar ne Moske

13/03/2009 09:00

Kriza ka perfshire edhe Rusine, ku opozita ka zbritur ne shesh. Qindra njerez ne Moske, Shen Peterburg dhe qytete te tjera, kane dale ne proteste, qe perfundoi me 20 arrestime.

Shkaku ishte djegia e nje fotoje te presidentit Medvedev. Ne muaj perpara zgjedhjes ne kete post, Medvedev shihej si shpetimtari i Rusise, qe do te ndalte totalitarizmin e Putin, por tani opozita eshte e zhgenjyer.

Ajo beson se Medvedev eshte vetem nje vegel ne duart e Putin. Presidenti kerkoi ndihmen e kozakeve per te shtypur manifestimet.

Ne Moske autoritetet vendosen 4 mije police ne rrugen Tverskaja, ku ishte paralajmeruar mbajtja e nje proteste pa leje. Ndersa militantet e ish-kampionit te shahut Limonov, protestuan ne periferi ne Prospekt Mira. Aty iu vu zjarri portretit te presidentit, qe coin e arrestime.

Top Channel