“Forbes”: Bill Gates me i pasuri ne bote

12/03/2009 01:45

Bill Gates kthehet si njeriu me i pasur ne bote ne klasifikimin e revistes amerikane “Forbes”.

Themeluesi i “Microsoft”, i cili vitin e shkuar zbriti ne vendin e trete te klasifikimit, kthehet ne krye me nje pasuri prej 40 miliarde dollaresh.

Ai ka lene pas amerikanin Warren Buffet me 37 miliarde dhe manjatin meksikan te telekomunikacionit Carlos Slim me 35 miliarde dollare.

Per shkak te krizes financiare, sipas revistes, numri i miliarderve te planetit eshte pakesuar me 1/3 ne krahasim me nje vit me pare.

Top Channel