Rihanna dhe Brown, duet dashurie

11/03/2009 12:15

Pavaresisht ngjarjeve te fundit te dhunshme, Rihana dhe Chris Brown kane vendosur te regjistrojne nje duet dashurie.

Lajmin e ben te ditur faqja Tmz, e njejta qe publikoi fillimisht lajmin e agresionit te Brown. Kenga flet per veshtiresite qe kalojne ciftet dhe mund te jete pjese e albumit te ri te Chris, qe do te dale kete vit ne treg.

Ndersa avokatet e Brown perpiqen te evitojne burgun per Brown, dy te dashurit jane drejtuar ne nje studio ne Los Anxhelos dhe po punojne per nje kenge dashurie. Hiti eshte shkruar nga Rihanna perpara ngjarjes se shkurtit.

Nje burim tha per faqen e internetit se te dy ishin shume te emocionuar dhe studioja e regjistrimit ishte e mbushur me dashuri.

Akuzat ndaj Brown per dhunen ndaj 21-vjecares, u ngriten javen e kaluar. 

Top Channel