Kufiri, peng per 90 mije euro

11/03/2009 15:55

Vetem per 90 mije euro, kjo eshte shuma per te cilen sistemi i menaxhimit te informacionit per kontrollin e te gjitha pikave kufitare apo i njohur si TIMS ka dale jashte funksioni qe prej dhjete ditesh.

Por pervec problemeve te hapura tashme ne kufi, detyrimi qe shteti shqiptar duhet t’i paguaje pales italiane e cila leshon edhe linjen satelitore te sistemit TIMS nuk mund te shlyhet per gjithe vitin. Perplasja mes policise shqiptare dhe kompanise “Dish Network” vjen pas kerkeses se kesaj te fundit per te marre te gjithe shumen parapagim, ne nje kohe qe sipas ligjit shqiptar vetem 10 perqind e shumes totale behet parapagim, ndersa pjesa tjeter jepet sipas kontrates.

Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci, pohon se nje grup specialistesh po shikojne te gjitha variantet e mundshme per te gjetur nje zgjidhje sa me te shpejte.

“Nuk mund te bejme nje parapagim te te gjithe vitit, per ta patur sherbimin. Kompania italiane kerkon paraparagim dhe nje pagese e tille eshte e jashteligjshme dhe ne po bejme c’eshte e mundur qe te gjejme nje zgjidhje”, u shpreh Premci.

Sistemi TIMS u instalua ne te gjitha pikat kufitare, ne vitin 2005, si pjese e nje projekti kater vjecar me ICITAP. Gjate ketyre viteve detyrimet ndaj pales italiane i shlyente ICITAP, por ne kohen kur sistemi pritej te kalonte ne varesi te pales shqiptare linja satelitore u nderpre pikerisht per mos pagese.

TIMS eshte nje sistem kompjuterik per te ruajtur dhe terhequr informacione nga Policia Qendrore duke ndihmuar keshtu policine kufitare ne kontrollin e personave te kerkuar nga drejtesia, ne verfikimin e automjeteve, por edhe ne kontrolle me te shpejta ndaj personave duke bllokuar kalimin ne kufi te personave te shume kerkuar si dhe verifikimin e automjeteve.

Aktualisht kontrolli ne kufi po kryhet sipas metodave te vjetra te regjistrimit, duke lene me shume hapesire per mos kontrollin e duhur te levizjeve ne kufi.

Top Channel