Chanel prezanton koleksionin ne Paris

11/03/2009 10:20

Shtepia e njohur e modes Chanel prezantoi koleksionin e ri vjeshte-dimer gjate javes se modes qe po zhvillohet ne Paris.

Koleksioni pati shume interes, pasi ne Gran Pale, kishte shume emra te medhenj te modes, stiliste e modele te famshme. 

Ndersa ne janar mbizoteroi ngjyra e bardhe, koleksioni kesaj here ishte pushtuar nga e zeza, por nuk mungoi as jeshilja e shpreses dhe e kuqja, ngjyra e optimizmit. Funde tub siper gjurit dhe xhaketa jashte cdo kohe, qe kalojne tendencat e cdo stine.

Nuk kane munguar as menget ne formen e aksesoreve, qe hiqen dhe vihen sipas deshires, kapelet, si dhe sandalet me unaza ne pjesen e takes.

Veshjet e prezantuara ishin shoqeruar me bizhu, flutra dhe shirita.

 

Top Channel