Beyonce pergatit videon per turneun “I Am”

11/03/2009 18:15

Per turneun e saj boteror “I Am” qe do startoje ne 26 mars nga “Rexall Place” i Edmonton ne Kanada, kengetarja me ngjyre, Beyonce ka xhiruar edhe nje videoklip ne New York qe do te projektohet gjate spektaklit.

Nga fotot e shkreputa gjate xhirimeve, kengetarja shfaqet me sensuale se kurre me nje ushtri meshkujsh qe e ndjekin nga pas per ta mbrojtur nga rreziqet. Videoja eshte xhiruar gjate nje dite te vetme ne daten 8 mars ne lagjen “TriBeCa”.

Mes protagonisteve eshte edhe balerini i njohur Danny Tidwell sepse ai eshte zbuluar ne spektaklin “So You Think You Can Dance”. Turneu i Beyonce ne Evrope do nise nga Zagrebi ne 6 prill per te vazhduar ne disa nga qytetet me te medha te kontinetit te vjeter.

Top Channel