Fansat: Johnny Depp meriton cmimin Oscar

10/03/2009 11:05

Nese ndarja e cmimeve Oscar do t’u lihej ne dore fansave, ata do te nderonin Johnny Depp me statujen e cmuar. Ai eshte vleresuar si aktori qe meriton te fitoje cmimin, per shkak te nominimeve shumta, por qe asnjehere nuk e kane nxjerre fitues.

Pergjigjja eshte dhene permes nje sondazhi te kryer nga faqja e internenit GoldDerby.com. Pas fitores se Kate Winslet,  me 5 kandidatura, vjen Depp me 3 te tilla, thene ndryshe 43 perqind e te pyeturve do ta votonin per te fituar cmimin Oscar ne 2010.

I dyti ne klasifikim renditet Leonardo Di Caprio, me 18 perqind te votave. Pas tij vijne Jeff Bridges, Tom Cruise, Robert Downey Jr., Ralph Fiennes, Ed Harris dhe Brad Pitt, te gjithe me nga 5 dhe 6 perqind te votave.  

Aktualisht Depp eshte angazhuar ne xhirimet e filmit te fundit te John Dilinger, “Public Enemies”, ndersa Di Caprio, protagonist ne “Shutter Island”, filmi i fundit i Martin Scorsese.  

Top Channel