Eurovizioni, ukrainasja do prezantoje Rusine

10/03/2009 09:00

Nje kengetare ukrainase do te perfaqesoje Rusine ne Festivalin Europian te Kenges.

Kengetarja 21-vjecare nga Kievi humbi konkurimin nga juria e vendit te saj dhe u votua nga juria dhe teleshikuesit per te qene perfaqesuesja ruse ne Eurovizionin, qe do te zhvillohet ne maj ne Moske.

Kenga “Nena” e Anastasia Prikhodko u prezantua vetem tre dite me pare, por mori shumicen e votave. Ne nje kohe kur marredheniet mes dy vendeve kane qene te tensionuara per ceshtjen e gazit, Rusia eshte treguar zemergjere.

Kenga e Prikhodko do te jete dygjuheshe, vargjet ne rusisht dhe kori do te kendoje ne gjuhen ukrainase. Kengetarja tha se ishte e lumtur per perzgjedhjen dhe se do te bente gjithcka per ta perfaqesues me dinjitet Rusine.

Top Channel