Koreja e Veriut, sot konfirmohet diktatori i ri

08/03/2009 09:55

Sot Koreja e Veriut ka hapur qendrat e votimit per te rinovuar Asamblene Popullore Supreme.

Por me shume se zgjedhjet, lajmin e perben kandidimi i djalit te diktatorit Kim Jong Il, 26 vjecari Kim Jong Un, i cili eshte nje sinal i keq per popullsine e vendit komunist. Eshte pikerisht 26 vjecari qe shihet si pasardhes i fronit te regjimit komunist te Phenianit dhe ky eshte hapi i pare i tij drejt postit me te larte te vendit.

67 vjecari Kim Jong Il ka shfaqur probleme shendetesore kohet e fundit, madje shume here eshte folur per perkeqesim te ndjeshem te gjendjes se tij shendetesore. Kjo ka bere qe te mendohet se pasardhesi i tij eshte i gatshem per te marre detyren ne krye te shtetit.

Diktatori i Korese se Veriut e ka trasheguar postin suprem ne sistemin komunist pas te atit Kim Il Sung, i cili drejtoi vendin qe nga viti 1948 deri ne 1994-en.

Top Channel