Irak, pas 6 muajsh, 12 mije ushtare me pak

08/03/2009 14:45

Gjate 6 muajve te ardhshem “dora” e administrates Obama ne Irak do te ndihet dukshem.

Sipas nje njoftimi zyrtar te Uashingtonit por edhe Bagdadit, gjate 6 muajve te ardhshem do terhiqen nga vendi post-diktatorial rreth 12 mije trupa ushtarake. Lajmin e ben te ditur zedhenesi i qeverise iraliane, Ali al-Dabag. “Kemi arritur ne nje marreveshje te perbashket per terheqjen e 12 mije trupave amerikane qe prej dites se sotme dhe deri ne muajin shtator”, theksoi zyrtari i qeverise se Bagdadit.

Nderkohe, zedhenesi i ushtrise amerikane, Pewrkins ka spjeguar se dy brigada qe duhet te terhiqen nuk do zevendesohen. Aktualisht ne Irak veprojne rreth 140 trupa te ushtrise amerikane.

Top Channel