Bruni: Nese s’lind, do adoptoj nje femije

05/03/2009 11:55

Carla Bruni, bashkeshortja e presidentit francez Nicolas Sarkozy, deshiron te adoptoje nje femije, nese nuk do te kete mundesi ta sjelle vete ne jete.

Ne nje interviste per “Le Figaro Madame”, ajo sqaroi se do te ishte e lumtur te kishte nje femije, edhe pse nuk e di nese do te jete ne gjendje ta realizoje per shkak te moshes.

“Nese nuk do te jete e mundur, do ta adoptoj nje. Kur je nene, je per gjithe kohen dhe jo vetem per nente muajt e pare. Adoptimi eshte forma me e paster e maternitetit. Adhuroj te kem nje femije, por s’mund te dal kunder natyres”, tha ish-modelja.

Ajo ka shtuar se nuk ndien nevojen e femijeve te tjere dhe se nuk eshte e fiksuar pas lidhjeve te gjakut. “Mund te kesh lidhje te ngushta edhe pa patur lidhje gjaku dhe e kunderta”, deklaroi Bruni.

Top Channel