Nje rruge ne Nju Jork mban emrin e U2

04/03/2009 12:05

Pasi magjepsen Londren me nje koncert surprize qe imitoi “Beatles” ne taracen e BBC-se, grupi irlandez U2 ka fituar edhe zemren e Nju Jorkut.

Me rastin e publikimit te albumit te 12-te te grupit, kryebashkiaku i qytetit Michael Bloomberg, ka vendosur t’i vere emrin e tyre nje rruge per nje jave.

Rruga ne qender te Manhatanit per shtate dite do te quhet “U2 Way”. Pjesetaret e grupit, Bono, The Edge, Adam Clayton dhe Larry Mullen thane se ndiheshin si ne shtepi ne Nju Jork, duke kujtuar se mes yjeve te muzikes dhe emrave apo vendeve ka ekzistuar gjithnje nje raport i vecante. “Beatles kishin Penny Lane, Elvis jetonte ne fund te Lonely Street”, tha Bono.

Ai shtoi me pas se U2 ishte grupi i rrugeve pa emra, duke iu referuar kenges se suksesshme, “Where the streets have no name”.

Albumi “No line on the Horizon” eshte lancuar ne Britani dhe pritet me padurim edhe ne SHBA. Ai shenon rikthimin e grupit pas kater vjetesh dhe sipas eksperteve, pritet te kthehet ne sukesin pop te vitit. Albumi i fundit “How to dismantle an Atomic Bomb” shiti 9 milione kopje ne gjithe boten.

Top Channel