Shembet tavani i QSUT, plagosen tre paciente

03/03/2009 12:45

Shembja e tavanit u rrezikoi seriozisht jeten sot, tre pacienteve te cilet po kuroheshin ne Qendren Spitalore Universitare te Tiranes.

Ngjarja ndodhi ne Pavionin e Pediatrise, kur tavani u shemb si pasoje e punimeve qe po kryheshin ne ndertese.

Tre pacientet jane jashte rrezikut per jeten, ndersa tani vec mjekimeve qe duhet te marrin per arsyet se perse ishin shtruar ne spital, u jane shtuar edhe demtimet nga incidenti i sotem.

Shembja e tavaneve, ka ndodhur edhe here te tjera ne dy shkolla te Tiranes, po pa shkaktuar demtime te renda ne njerez.

Top Channel