Spanje, sekuestrohen 5 tone kokaine

28/02/2009 10:30

Nje anije venezueliane peshkimi me 5 tone kokaine eshte sekuestruar prane ishujve Kanarie, njoftuan zyrtare te doganave spanjolle.

Ngarkesa e droges mendohet te kapte shifren e 250 milione eurove ne treg. Policia ndaloi pese pjesetaret e ekuipazhit te anijes.

Vetem pak dite me pare SHBA leshuan nje raport, ne te cilin paralajmerohej se trafiku i droges perbente kercenim per sigurine kombetare.

Sasia e kokaines se trafikuar nga kartelet venezueliane te droges eshte pesefishuar ne vitet 2002-2007.

Top Channel