Koreja e Veriut: Leshimi i satelitit, e drejte e pavarur

27/02/2009 09:00

Koreja e Veriut nuk do te ndale planet e saj per leshimin e nje sateliti. Kjo ceshtje nuk do te jete subjekt i asnjelloj diskutimi me Uashingtonin. 

Pheniani ka theksuar permes keshilltarit ne Kombet e Bashkuara, Kim Myong-kill, se leshimi i satelitit eshte nje e drejte e tij e pavarur.

Funksionari nuk ka folur per kohen e leshimit te satelitit ne orbite, ndersa shume vende tremben se mund te jete nje rakete nderkontinentale Taepodong-2, e afte te arrije edhe brigjet e Alaskes dhe te Havait.

Top Channel