Palestine, ne mars qeveria e unitetit

26/02/2009 19:10

Brenda fundit te muajit mars ne Palestine mund te krijohet nje qeveri e unitetit kombetar.

Lajmin e bejne te ditur burime te aferta me levizjet Hamas dhe Fatah, te cilat u mblodhen sot ne Kajro bashke me disa grupe te tjera palestineze, per te gjetur nje marreveshje nen ndermjetesimin e Kajros.

Objektivi i Egjiptit eshte qe t’i jape fund separacionit qe zgjat prej 18 muajsh mes Rripit te Gazes qe kontrollohet nga Hamas dhe Cisjordanise qe udhehiqet nga Autoriteti Kombetar Palestinez.

Top Channel