Kriza godet Evropen Lindore

24/02/2009 23:35

Prej renies se Murit te Berlinit, vendet e Evropes u shfaqen si aleate serioze te Shteteve te Bashkuara ne rajon duke perqafuar kapitalizmin e stilit-amerikan dhe duke huazuar me tepri nga bankat e Europes Perendimore per te financuar ngritjen e tyre.

Ne artikullin me titull: “Ndersa lekundet, Evropa Lindore po shton rreziqet”, prestigjozja amerikane “Nju Jork Times” shkruan se tani fatura po kthehet.

Bumi i zhvillimit qe shnderroi Polonine, Hungarine dhe satelitet e tjere ish-sovjetike ne disa prej tregjeve me fitimprurese eshte ne prag te deshtimit, duke shtuar rreziqe te reja shqetesuese per sistemin financiar boteror cka mund t’u beje rikoshete Shteteve te Bashkuara.

“Ka nje efekt domino”, tha Kenneth Rogoff, profesor ne Universitetin e Harvardit dhe ish-shefi ekonomik i Fondit Monetar Nderkombetar.

“Tregjet nderkombetare te kredive jane te lidhur dhe keshtu nje krize-ortek e kredive ne Europen Lindore dhe vendeve balltike mund te shkaktoje renien e letrave me vlere te Nju Jorkut.

“Rreziku eshte ne disa fronte”, shkruan “Nju Jork Times”. Ekonomite e medha evropiane, perfshire Britanine, Francen, Gjermanine dhe Spanjen, jane tashme ne recesion dhe shume prej bankave te tyre te medha i kane vene fre dhenies se huave brenda apo dhe jashte vendit.

Rritja ekonomike mes vendeve te Europes Qendrore dhe Lindore ra ne 3.2% vitin e kaluar nga 5.4% ne 2007. Kete vit parashikohet te arrije ne 0.4% dhe ka gjasa edhe me shume.

“Por kesaj – sic thone specialistet – duhet t’i shtohet edhe nje shqetesim i ri: epidemia e renies se monedhave te secilit vend, e ngjashme me krizen financiare te Azise ne vitet 1990”.

“Qe prej veres se kaluar- shkruan ‘Nju Jork Times’- monedha polake ka rene 48% kundrejt euros, ajo e Hungarise ka rene 30% dhe monedha ceke me 21%”.

Te henen Bankat Qendrore te Polonise, Hungarise, Rumanise dhe Republikes Ceke duket sikur fituan qetesine ku argumentuan se renia e fundit e cmimeve nuk justifikohet nga parimet themeltare ekonomike.

“Nje problem tjeter – sipas prestigjozes amerikane – eshte se investitoret e medhenj institucional ne Europen Perendimore, bankat, fondet e pensioneve dhe kompanite e sigurimeve zoterojne pjese te medha te borxhit te Europes Lindore”.

Nese bankat kane nevoje per injektimin e kapitalit nga qeverite perendimore, kjo mund ta vendose edhe euron perballe presionit.

Ndersa renia po pervijohet gjithnje e me shume anembane kontinentit, Rogof shpjegon rrezikun e  perhapjes se pakenaqesise ne pjese te tjera te botes.

Disa investitore, te cenuar nga kriza e tregjeve ne Europe po shesin asetet amerikane per te shtuar parate, duke rritur presionin ne tregun e aksioneve te SHBA-se, i dobesuar tashme nga frikat e nacionalizimit.

Edhe ne Europen Lindore, rreziqet per kompanite perendimore qe bejne biznes jane te dukshme. E gjithe kjo panorame i ben pesimiste specialistet duke thene se do te shihet nje rritje minimale si ne SHBA ashtu dhe Evrope.

Top Channel