Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Rusia do të zhvillojë një stërvitje ushtarake ku përfshihet edhe stërvitja për përdorimin e armëve taktike bërthamore.
Kjo stërvitje vjen pas atyre që ministria ruse e Mbrojtjes i cilësoi si “kërcënime provokuese nga zyrtarët perëndimorë”. Stërvitja ushtarake u urdhërua nga presidenti rus, Vladimir Putin për të testuar gatishmërinë e forcave bërthamore jo strategjike për të kryer misione luftarake.
“Një sërë masash do të zbatohen gjatë stërvitjes për të vënë në praktikë çështjet që lidhen me përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike. Rusia ka arsenalin më të madh të armëve bërthamore në botë. Operacioni synon të sigurojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Rusisë në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga disa zyrtarë perëndimorë kundër Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes.
Ditë më parë, Kremlini tha se stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s po zhvillohej në kufi me Rusinë me qëllim nisjen e një konlfikti të armatosur mes Aleancës së Atlantikut dhe Moskës zyrtare.
Top Channel