Festivali Europian, tensionohen raportet Rusi-Gjeorgji

24/02/2009 10:35

Rusia dhe Gjeorgjia ndodhen ne prag te nje lufte notash. Nje kenge me te cilen Gjeorgjia synon te paraqitet ne Festivalin Europian, rrezikon te shkaktojne nje incident diplomatik.

Kenga e kenduar nga grupi Stephane&3 G ka nje titull provokues, “We don’t wanna put in”, qe ne fakt eshte nje loje fjalesh, qe mund te lexohet: Nuk e duam Putin.

Festivali do te mbahet me 16 maj ne Moske dhe komiteti organizativ i tij kerkon qe kenga te perjashtohet.

“Kenga gjeorgjiane eshte imorale dhe sulmon vendin tone. Gjera si keto lene hije ne gjithe festivalin, qe eshte ngjarje paqesore. Dikush kerkon te shqetesoje shpirtrat me kete kenge”, tha nje organizator. 

Top Channel