Vlore, 5 ne pranga per trafik klandestinesh

23/02/2009 11:15

Drejtoria e policise ne Vlore dhe drejtoria e policise ne Tirane kane bere te mundur arrestimin e 5 personave, qe merreshin me organizimin e trafikut te klandestineve.

Pas hetimeve te gjata eshte bere e mundur zbardhja e linjes se trafikut dhe menjehere jane nxjerre urdherat e arrestit. Te ndaluarit jane Qazim Dautaj, Elidon Demaj, Andrea Rako, Dalip Dalipaj dhe Simon Kato.

Te peste keta persona jane kapur teksa po conin klandestine ne afersi te kufirit tokesor me shtetin grek, linje qe sipas policise ndiqej nga ky grup. Nga hetimet ka rezultuar se klandestinet vinin nga rrethe te ndryshme te Shqiperise, trasportoheshin me shoqerues ne Sarande, ku akomodoheshin ne hotele, e me tej kalonin kufirin me Greqine.

Transporti kryhej kundrejt pageses prej mbi 2 mije eurosh per person.

Top Channel