U2, albumi i ri i vidhet shtepise diskografike

23/02/2009 18:00

Kjo eshte java e publikimit te albumit te ri te U2 me titull “No line on the horizon” por te shenjat e para per grupin e Bono Vox nuk jane pozitive.

Albumi qarkullon ne internet per shkak te nje gabimi te shtepise diskografike, ndersa kenga me e mire nuk ka arritur te hyje ne dhjeteshen me te larte te klasifikimit britanik. Ky eshte rezultati me i keq per banden ne 10 vitet e fundit te karrieres. “Get on your boots” eshte ndalur ne vendin e 12-te, cka rezulton nje zhgenjim i vertete per banden irlandeze.

Sipas kritikeve, albumi i ri shenon nje kthese ne karrieren e tyre pasi edhe stili muzikor i U2 eshte revolucionarizuar. Albumi mund te shkarkohet ne faqen Getmusic.au me nje cilesi mjaft te larte, ndersa grupi dhe shtepia diskografike nuk kane bere asnje koment ne lidhje me kete gafe.

Top Channel