Princi Harry shkemben sms me Natalie Imbruglia

23/02/2009 12:45

Qe kur jane takuar per here te pare, nuk reshtin se shkruari sms. Princi Harry eshte bere mik me kengetaren Natalie Imbruglia, ndersa kane lindur dyshime per llojin e mesazheve dhe per nje lidhje mes tyre.

Princi 24-vjecar i Uellsit, qe muajin e kaluar u nda nga e dashura Chelsy Davy, ka qene i ftuar ne 34-vjetorin e kengetares dhe aktores australiane. Sipas gazetes “Mail”, ne festen e zhvilluar dy jave me pare ne Kensington Roof Gardens ne West London princin dhe Natalie i ka prezantuar Sam Branson, djali i miliarderit te Kensington roof Gardens, nje nga lokalet e preferuar te princit Carls dhe ish-gruas Dajana.

Burimet thone se qe pas takimit te pare, ata mbajne kontakte te vazhdueshme. Sipas tyre, Natalie, beqare pas divorcit me Daniel Johns, i duket Harry-t teper seksi dhe terheqese, po ashtu ajo e simpatizon princin.

Por nje mik i kengetares tha se Harry nuk eshte personi i duhur per te. “Ata shkojne mire me njeri-tjetrin, por nuk besoj se ai eshte tipi i saj. Ajo preferon muzikantet rock dhe jo nxenesit e shkollave elitare”, tha ai.

Top Channel