Kuvend, debate per ligjin e licensave

23/02/2009 19:10

Ne Parlament jane zhvilluar debate lidhur me projektet e qeverise per dhenien e licensave per fabrikat private te demontimit te municioneve dhe per fabrikat e prodhimit te armeve.

Gjate fjales se tij, nenkryetari i grupit parlamentar te PS, Erjon Brace ka kerkuar sqarime nga ministri i Ekonomise Ruli, per keto licensa.

“Vendimi eshte qe demontimi te kryhet nga dy ndermarrjet e vetme. Tani ju doni qe kete ta lini ne dore vetem te privateve dhe jo te shtetit? Jepet licesne per import per qellime riciklimi apo perdorimi i substancave te caktuara. Dua te dij, a ndalohet importi i mbeturinave ne Shqiperi? Keni vendosur qe ta liberalizoni nje aktivitet te tille?”, eshte shprehur Brace.

Nderkohe qe ministri Ruli ka argumentuar se perzgjedhja e kompanive qe do te pajisen me license eshte bere ne baze te standarteve nderkombetare.

“Logjika ka qene qe te percaktohen kush jane aktivitetet qe duhet te licensohen. Ne baze te rekomandimeve te BE kemi bere ndryshimet, qe te arrihet ne 50 licensa baze per atje ku eshte e domosdoshme. Ndersa importi i mbetjeve teknologjike eshte nje license qe ka qene dhe do te ndryshoje prurja e disa lendeve te para”, ka pohuar Ruli.

Ne debat eshte perfshire edhe deputeti i PS, Taulant Balla, i cili eshte shprehur kunder dhenies se licenses per fabrikat private te armeve.

“Qeveria po jep leje edhe per prodhim armesh. Jemi prane pervjetorit te tragjedise se Gerdecit ku humben jeten 30 vete. Ne Shqiperi nuk mund te prodhohen arme per aq kohe sa kompani te tilla shkaktojne tragjedi si ato te 15 marsit”, ka deklaruar Balla.

Top Channel