“Gerdeci” protestojne familjaret e viktimave

23/02/2009 16:20

Familjaret e 26 viktimave te Gerdecit kane protestuar para gjykates se Tiranes, menjehere sapo procesi gjyqesor me objekt demshperblimin u shty per shkak te mungeses se pales se prokurorise.

Ne nje nga kerkesat e padise civile kerkohet qe pervec demshperblimit te vihet ne dispozicion dosja hetimore per tragjedine.

Por organi i akuzes nuk i ka perfunduar ende hetimet si dhe nuk e ka cuar dosjen ne gjykate, cka ka sjelle edhe refuzimin e kesaj kerkese, por edhe mungesen e prokurorise ne salle.

Banoret paralajmeruan se ne rast se organi i akuzes do te mungoje edhe ne seancen e ardhshme, atehere ate do te detyrohen ne protestojne para Prokurorise se Pergjithshme, pasi atehere sipas tyre ky proces po pengohet qellimisht.

Top Channel