Sanremo, Carta fiton edicionin e 59-te

22/02/2009 10:10

Kengetari i ri Marco Carta me kengen “Forca e jetes” ka fituar edicionin e vitit 2009 ne Festivalin e Sanremos.

Vendin e dyte te klasifikimit e arriti Povia me “Luka ishte gay”, i ndjekur nga Sal Da Vinci me “Nuk arrij te dashurohem”. Marco Carta eshte kengetari me i ri i festivalit te ketij viti dhe ai u prezantua me kengen e Paolo Carta-s. Ne edicionin e 59-te te festivalit prestigjoz italian ai erdhi si fitues i spektaklit Amici ne vitin 2008 dhe publikimit te dy kengeve me te cilat shiti rreth 100 mije kopje.

I lindur ne vitin 1985 ne Kaljari, Marco e nisi karrieren si kengetar ne pub-e nate por me pas punoi si parukier. Do te duhej te vinte viti 2007 qe ai te pranohej ne Amici ku tregoi gjithe talentin e tij dhe arriti te fitoje pak muaj me pas me 65 % te preferencave.  Nderkohe, e ftuara speciale e mbremjes finale ka qene Maria De Filipi, e cila theu tabune, duke shkelur per here te pare ne nje skene te televizionit Rai dhe duke dhuruar shume surpriza ne teatrin Ariston.

Top Channel