Izraeli goditet nga raketat palestineze

22/02/2009 09:55

Guerrilasit palestineze nuk i ndalin sulmet me raketa ndaj territoreve izraelite.

Diten e sotme disa raketa jane leshuar ne jug te shtetit hebre dhe kane shperthyer ne Eshkol. Nderkohe edhe gjate mesnates raketat kasam kane qelluar ne drejtim te Ashkelonit. Per momentin nuk ka te dhena per viktima.

Nga Lindja e Mesme vijne edhe lajme optimiste, pasi pika e kalimit kufitar te Rafahut qe lidh Gazen me Egjiptin eshte hapur per nje afat 3 ditor. Vendimi eshte marre per te mundesuar levizjen e te semureve dhe studenteve ne vendet e ndryshme arabe te rajonit. Kufiri u mbyll nga pala egjiptiane qe ne vitin 2006 dhe qe atehere eshte hapur per shume pak kohe.  

Top Channel