Pakistan, talebanet bien dakord per armepushimin

21/02/2009 17:30

Guerrilasit talebane ne luginen pakistaneze te Suotit kane rene dakord per zbatimin e nje armepushimi te perkohshem.

Lajmin e ka bere te ditur nje zyrtar pakistanez, nderkohe qe nga ana e rebeleve nuk ka ardhur asnje konfirmim.

Lugina e Suotit, dikur nje nga destinacionet turistike me te populluara, u perfshi nga aktet e dhunes ne vitin 2007.

Sipas burimeve, nje nga kreret e talebaneve u takua me nje zyrtar te Lugines, per te diskutuar parimet e armepushimit dhe rane dakord.

Top Channel