Pinto-Patel, cift edhe jashte “The Millionaire”

20/02/2009 19:40

Nuk luajne ne film por gjithcka eshte e vertete. Freida Pinto dhe Dev Patel, protagonistet e dashuruar te filmit “The Millionaire” jane lidhur bashke edhe ne jeten reale, duke krijuar nje cift gati perfekt.

Lajmin e ben te ditur gazeta “El Mundo” ne versionin e saj ne internet, ku aktori Indian Anil Kapoor qe interpreton gjithashtu ne kete film, ka rrefyer se 24 vjecari dhe 19 vjecarja po dalin bashke ne sekret te plote. “Besoj se ata kane nisur nje histori interesante. Krijojne nje cift te bukur dhe bashke shkojne shume”, thekson aktori i Bollywood-it.

Nderkohe, Freida dhe Dev jane kthyer ne idhuj te vertete. Djaloshi nga Mumbai ka arritur majat me suksesin ne “The Millionaire” qe kandidon per 10 cmime Oscar. Sipas “Betfair”, kompanise me te madhe te basteve online, filmi anglo-indian ka shume mundesi te fitoje ne kategorite me prestigjoze.

Top Channel